Shokëve mërgimtarë

/Irfan Bajrami,Hasan Gashi,Qerim Shkreli,

Skender Morina,Gëzim Ajgeraj………………/

—————————————-

Nuk ishim gjashtë,por ishin gjashtëdhjetë e mbi

Me së paku  me gjashtëqindë synime për atdhe

E me gjashtëmijë  copëza qielli për lirinë

E të njëjtë pikë  kishim -Kosovën martire.

Po jeta na përcëlloi e na ndau në tokën ku miza mbren hekur

E në Alpet e ftohta, ku dashuria ringritet si shpirt Anteu

Kudo ju që shkuat në zemër morët copëzat e qiellit

Dhe  patë  ëndrrat e vendlidjes se ishit pinjollë lirie

Saherë në mesnatë rri zgjuar i shoh hijet e Juja si vigjëlojnë

Me shpirtërat plotë atdhedashuri dhe në copëzat e qiellit

E shkruani hartën e At-dheut  si testament pavdekësie

Ju nuk jemi as mërgatë ,as diasporë, jeni oksigjen i kësaj toke

Ju keni të gravuar hartën e At-dheut dhe Arbërisë

Jo vetëm në zemrat e  në mendjet,tuaja por edhe përtej..

Por,ju për Arëbri,-Dardani- Shqipëri, Çamëri e Iliridë

Matni mallin me  dashurinë e etnisë shqiptare miq të mi.

/QendraPress/