Vazhdon mot i ngrohtë edhe sot e nesër 

                                 Sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull në ultësira.Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.Edhe dita e premte parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte. Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare, njofton IHMK.