Vazhdon ulja e temperaturave, parashikimii motit për ditën e diel

                        Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.IHK thekson se reshjet e fundit që ranë kanë ndikuar pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike.