Vdes një grua në Podujevë pasi ra nga një objekt i lartë

                            Një grua e moshës rreth 50-vjeçare ka vdekur këtë të shtunë në Podujevë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Isuf Koliqi”, ndërsa vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët emergjentë.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Agron Borovci – zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.“Rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën ‘Isuf Koliqi’ në Podujevë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti”, ka thënë ai.“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”.Tutje, Borovci ka bërë të ditur se policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin. /Telegrafi/