Vdes një person në Rahovec, policia gjen prova materiale në vendin e ngjarjes

Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova materiale që lidhen me rastin. thuhet në raportin 24 orësh të PK