Gjendja aktuale politike në vend dhe me gjerë në trojet shqiptare, skajshmërisht e tendosur dhe e kërrcënuar./Shkruan;-Prof Dr.Haxhi FERATI

Si u pa dhe po shihet sot nga praktika e jonë politike, me gjasë edhe qëllimshëm për teke personale politike, mjetin tonë politik si fuqi ndikimi, po e shërbejmë si armë kundër vetës tonë. Kështu, realisht po fìtohet përshtypja se, ka dështuar dhe po dështon politika edhe si sistem.
Nëse politika qenka vetë problemi, atëherë përgjegjësinë duhet kërkuar tek bërthama e sajë, e që është ‘SIGURIA’ – Siguria politike, e cila rrënjët i ka tek vetë politika, sepse buron prej prej politikës për ta siguruar dhe mbrojtur atë. Për këtë, zëri i arsyes – po na kthen tek fundamenti i problemit : QYTETARI – si qenie politike, pa të cilin e humbë kuptimin edhe vetë politika e me ate edhe siguria. Andaj, me një si apel të fuqishëm po i adresohem vetë QYTETARIT: Mbroje dhe sìguroje politikën, për ta shpëtuar sigurinë dhe veten tënde, që po rrezikohet në thelbin e vetë. Si qenie e arsyeshme politike, e rrezonshme, kuptoje se politika po e mbytë vetën e vetë. Me Politika të papërgjegjshme dhe pa fuqi ndikimi, po i mbysim edhe vetë politikat në Kosovë duke ia nxënë frymën që në fazën e shtrirjes së tyre vertikale e horìzontale .
Si qenie e vërtet politike, kudo dhe ngado që lëviz, sovranitetin politik barte me veti, por tani me fuqi të shumëfishuar nga sovraniteti yt politik si fuqi ndikimi.
Rritjen reale të fuqisë së ndikimit politik – do e dëshmojë vetë niveli i qëndrueshmërisë dhe stabiliteti politik i vëndit tonë.
Për fund: Për Sovranin/Qytetarin.
<< Politikat janë dhe nënkuptojnë vetëm një vullnet i artikuluar për qytetarin, sepse sovrani i
vërtetë i politikës, je vetëm Tì>>…
Për Partitë Politike ‐
<<Politika, afrohuni në veten dhe misionin tuaj që Sovrani ju ka besuar, për të mos ju ndëshkuar – vetë Sovrani si mjet politik me fuqi ndikimi>>!!!/QendraPress/