Vdes një pjesëtar i KFOR-it, pësoi infarkt në Brezovicë

                   Ka vdekur pjesëtari i KFOR-it për të cilin më herët u raportua se kishte pësuar infarkt në Brezovicë.Lajmin për Reporteri.net e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.Pjesëtari i KFOR-it është gjetur i shtrirë pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Veseli tha se trupi i viktimës nuk ka pasur shenja jete.Ai theksoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Ferizajt.“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete.Trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli.