RAMA SHPËRNDANË NJË VIDEO EMOCIONALE TË NJË ISH-USHTARI TË UÇK-SË

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një video emocionale të një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Kjani Guri, ka rrëfyer tregimin për gjatë luftës,

“Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike”, ka shkruar Rama.

Kjo video e Ramës vjen në kohën kur ish-themeluesit e UÇK-së po gjykohen për “krime lufte” nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kreu i ekzekutivit shqiptar, ka ofruar mbështetje të plotë për të akuzuarit e Dhomave të Specializuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *