Shkruan:Qazim THAÇI – Frikacakët kërkojnë të jenë të parë

0

Është e trishtë si kjo pandemi kur sheh qyqarët.

Që tash krekosen barbarisht për të qenë të parë.

Duke harruar se kur ish kohë e vështirë bënin jetë urithi

Herë frikacakë e herë verbëtar e të pa parë……..

Tani kërkoni të jeni të parë edhe në kuvende edhe në vargje

Por jo mor qyqarë, është e turpshme tash të kërkoni maja

Se ishit fundërrina e të pa emër  si shqiptar

Ikni nga ky synim se populli e di kush ishit deri dje

Sikur në maja të qëndronin frikacakët

Shtete në Evropë  kurrë nuk do të kishte

Por mblidhni mendjen e bëhuni popullor

Krahaqafë mblidhni turpet e kthehuni atje ku ishit

Se një ditë mundi i të palodhurve mund të ju godas

Si rrufeja në pikë dielli e mbeteni edhe pa nam e pa fjalë

Mos harroni  e ditur që moti është se luftën e bëjnë atdhetarët

Kurse frutat i  shijojnë karagjozët e zuzarët…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *