Prokuroria i hedh poshtë pretendimet e Mytaher Haskukës për Shaqir Totajn

0

Prokuroria në Prizren ka hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, karshi kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

Haskuka kishte paraqitur kallëzim penal ndaj Shaqir Totajt, Jeton Bytyqit (anëtar i PDK-së në Prizren) dhe dr. Sylejman Nishorit që e kishte shoqëruar delegacionin e PDK-së gjatë vizitës në Korishë me arsyetimin se kishin shkelur rregullat e karantinimit të fshatit Korishë me vizitën e tyre.Kallëzimi penal lidhej me veprën penale – mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.Prokuroria ka hedhur poshtë akuzën pasi në veprimet e të dyshuarve nuk inkriminohen elementet e kryerjes së veprës penale të cilën kishte pretenduar Haskuka.

Gjithashtu, sipas prokurorisë kjo vepër konsiderohet e konsumuar vetëm kur kemi të bëjmë vendime individuale që organet kompetente të autorizuara me ligj kanë lëshuar ndaj cilido person apo grup personash për ndonjë masë konkrete që ai ap ata të mos veprojnë. Pra, sipas prokurorië, kjo vepër penale është e inkriminuar nga mos veprimi sipas urdhrave apo vendimeve të nxjerra në bazë të dispozitave ligjore nga organi kompetent në bazë të të cilave caktohen masat që kanë ëpr qëllim luftimin apo parandalimin e tyre.Po ashtu, në vendim thuhet që kryerësi përgjegjës duhet të ekzistoj dashje e cila duhet të përfshijë në vete vetëdijen e kryerësit se veprimi është marrë gjatë kohës së pandemisë.

Haskuka kishte pretenduar se Shaqir Totaj me veprimin e tij nuk ka vepruar sipas urdhrave apo vendimeve të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, vendime këto që kanë pasur për qëllim luftimin apo parandalimin e përhapjes së epdemisë.Më 4 prill fshati Korishë ishte shpallur zonë karantinë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.Më 7 prill kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj së bashku me një delegacion të PDK-së dhe një mjek, Sylejman Nishorin, kishin vizituar fshatin Korishë.Totaj kishte shkruar në Facebook se ka vizituar këtë fshat për të vizituar për së afërmi shtabin lokal të formuar nga vetë banorët.“Kjo vizitë u bë në plotëni me rekomandimet e institucioneve tona relevante, për mbajtjen e distancës dhe masat tjera mbrojtëse”, thotë në njoftimin e tij për vizitën Shaqir Totaj.

Rreth hedhjes poshtë të kallëzimit penal, ka reaguar anëtari i PDK-së, Jeton Bytyqi, i cili ka marrë pjesë në këtë vizitë.Bytyqi përmes reagimit ka thënë se Mytaher Haskuka ka dashur që të hutojë të tjerët për dështimet në menaxhimin e pandemisë dhe ka ngritur kallëzim penal ndaj tyre.

Gjithashtu, Bytyqi ka thënë se do të iniciojnë procedurë penale ndaj Haskukës sepse ka publikuar kallëzimin penal në Facebook I cili ka pasur të dhëna personale të mbrojtura me ligj.

Publikimi i Bytyqit:Dështimi i radhës, nga kryedështaku i Prizrenit z.Mytaher Haskuka!Bëri shumë zhurmë për asgjë, se gjoja kemi shkelur ligjet aktuale në fuqi dhe ngriti kallëzim penal me motive politike në kohë të pandemisë. U tregua aq i paskrupullt, injorant, mashtrues dhe i padishëm “prof.dr.” Mytaher Haskuka, saqë në vend se të mirrej seriozisht me luftimin e pandemisë Covid-19, ai tentoi që përmes kallëzimeve penale, që dolën të jenë të kota, ta hutoj opinionin publik dhe ta shpërqëndroj vëmendjen nga dështimi total i tij, për mos menaxhim adekuat me pasojat e koronavirusit. Por, në fund drejtësia foli drejt, sepse të gjitha ato supozime nga z.Haskuka, dolën të jenë antikushtetuese.Ndërsa sa i përket publikimit të kallëzimit penal ndaj nesh në faqen e tij në fb, Kryetari i Komunës së Prizrenit, ka cënuar rëndë dhe ka shkelur ligjin për mbrojtjen e privatësisë dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, ku rrjedhimisht për këto shkelje z.Mytaher Haskuka, për shkak të cënimit të personalitetit, ne, si palë të dëmtuara, do të inicojmë procedurë penale pranë organeve kompetente./kallxo.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *