Jepet vaksina e parë anti-Covid në botë, e merr një 90 vjeçare
Një grua 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën e Pfizer/BioNTech për COVID-19 – duke shënuar fillimin e programit të vaksinimit masiv në Mbretëri të Bashkuar.
Sipas BBC, ka qenë Margaret Keenan, nga Enniskillen, tha se ndihej “aq e privilegjuar” për të marrë vaksinën në Spitalin Universitar, Coventry.
Siç bëhet e ditur më tej, Qendrat në Mbretërinë e Bashkuar do të vaksinojnë fillimisht ata mbi 80 vjeç dhe disa personel shëndetësor.
Ndryshe, njerëzit e parë në Mbretërinë e Bashkuar do të marrin një vaksinë për coronavirus në atë që është quajtur “Dita e V”, pasi fillon një program i vaksinimit masiv.
Programi synon të mbrojë më të prekshmit dhe të kthejë jetën në normalitet.
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë tha se tani ka “dritë në fund të tunelit”.
… një moment kyç në luftën tonë kundër kësaj sëmundje të tmerrshme”, ka thënë ai.
Ndërsa kryeministri Boris Johnson tha: “Sot shënojmë një hap të madh përpara në luftën e Mbretërisë së Bashkuar kundër coronavirusit”.