Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të enjten, do të diskutohet për pretendimet financiare
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të enjten në Bruksel, ndërsa do të zhvillohet në nivel të ekspertëve.
Antigona Baxhaku, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës tha për Telegrafin se në këtë takim do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare.
Ajo bëri të ditur se ekipi i Kosovës do të udhëhiqet nga koordinatori, Skënder Hyseni.
“Takimi i radhës në Bruksel do të zhvillohet të enjten në nivel të ekspertëve. Do të vazhdoj diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, tha Baxhaku.
Ndryshe, ditë më parë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj, partia e të cilit është në pushtet ka thënë se Kosova duhet të bëjë një pauzë për një riorganizim total për krijimin e një plani për ecjen përpara me dialogun.