Bidenit sot në Kongresin Amerikan do t’i kërkohet që të angazhohet që Serbia ta njohë Kosovën

0

Komisioni për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, do të mbajë sot një seancë dëgjimore, ku do të marrin pjesë ekspertë për Ballkanin Perëndimor.


Ata do t’i japin rekomandime administratës së ardhshme, të udhëhequr nga Joe Biden, mbi qëndrimet që duhet të mbajnë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç raportohet,  ekspertë, përfshirë ish sekretaren e shtetit Madeleine Albright, profesorin e Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer dhe analistin Janusz, do t’i japin rekomandime administratës së re për veprime të mëtejshme në Ballkan.

Takimi drejtohet nga kryetari i Komitetit, Kongresmeni  dhe miku i shqiptarëve Eliot Engel.

Siç shkruan gazeta boshnjake “Avaz”  në adresimin e tij, Server do të fokusohet tek Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ai do t’i bëjë thirrje administratës së Bidenit që të angazhohet më shumë kur bëhet fjalë në  njohjen e plotë të shtetësisë së Kosovës.

Siç raporton kjo gazetë, Server do të deklarojë se ka ende probleme midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe brenda Bosnjës, ku Serbia është gjithashtu faktor me rëndësi.

Biden do të marrë zyrtarisht detyrën e president të SHBA-ve me në janar të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *