Sot, në Kosovë, 590 raste të reja,Prizreni vetëm me 13 raste me coronavirus për 24 orë.
13 persona kanë vdekur ndërsa 590 janë infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 1.775 testime.
Edhe sot ka qenë i madh numri i të shëruarve, gjithsej 679.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (83, 59, 54 vjeç), Pejë 2 raste (77, 72 vjeç), Prizren 2 rast (89, 81 vjeç), Viti 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Drenas 1 rast (88 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (69 vjeç).
Njoftimi i plotë:
696 TË SHËRUAR DHE 590 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar 1.775 gjithsej mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 590 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (83, 59, 54 vjeç), Pejë 2 raste (77, 72 vjeç), Prizren 2 rast (89, 81 vjeç), Viti 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Drenas 1 rast (88 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (69 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 45.594 raste nga 160.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.174 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 696 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.922.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 244 raste, Mitrovicë 46 raste, Podujevë 35 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Gjilan 25 raste, Lipjan 25 raste, Viti 24 raste, Vushtrri 22 raste, Drenas 21 raste, Gjakovë 21 raste, Obiliq 20 raste, Ferizaj 13 raste, Prizren 13 raste, Kamenicë 10 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Pejë 4 raste, Dragash 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Novobërdë, Zubin-Potok./qendrapress.com/