Çaste me poetin prizrenas :Nysret Durmishi

0

ZËRI I BILBILIT NË MËRGIM

Lumturia është zhdukur prej kohësh,

Kënga e zëri i bilbilit me ngjajnë

Në cicërimat e bilbilave te vendit tim

Verën e kaluar kur isha ne vendlindje

Rreth meje nga të gjitha anët

Monotoni, i vetëm në errësirë ​​-

Nga do që je, kudo që je i vetëm je

Si zog i trishtuar, erdha i vetëm?

Këndo bilbil, unë te percjelli me lotë në sy

Unë ndjek këngën tënde të bukur,

Gjë që më kujton me shumë mall

Në tokën time të largët.

Kur të dëgjoj ty, bilbil

zemra ime kujton verën e fëmijërisë sime

Burimet dhe gurrat e vendit tim. –

Këndo bilbil, këngën tënde mos e ndalo

Edhe pse në dhe te huaj

Më rikthen moshën time të lumtur:

Sytë lotojnë … shpirti më dhemb

Unë, këtu po plakem, po tretem

Zëri i bilbilit në mërgim

s’dua të më përcjellë ne amshim

Amanet, brezave që vijnë

Eshtrat t’mi dërgoni në vendin tim!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *