Osman Ferizi ngrite zërin kundër viktimave që Serbia i ka bërë në Kosovë se ‘’hileqarët’’ e LDK-së mbrojnë faktin e lirisë.- Shkruan:Salih Çoçaj
I nderuari Osman Ferizi, është mirë të mësojmë se gjatë luftës ku ishit ju, dhe a ke ngritur zërin njësojë si tani , kur Serbia vriste e priste fëmijë e pleq të pafajshëm shqiptarë, Unë se di edhe athua ndoshta ke qenë i zëshëm, por nuk e di, Kurse mos i quajë’’hileqarë’’ ato figura politike të LDK-së që ishin ndoshta pjesë e asaj lufte të lirisë drejtpërdrejtë, Dhe mos kërkoni nga ata ta shajnë idealin e tyre të lirisë, Por, nuk dëshirojë të ngrish polemikë më ju,sepse as që ju njohë. Por, dua të them se ende ka kohë e vend të ngrinim zërin kundër dhunës së Serbisë që ka bërë mbi shqiptarët, ende mijëra eshtra të vrarësh shqiptarë na mungojnë.Mendo :Prekazin,Krushën e Madhe e të Vogël, Reçakun……. Mos iu gëzoheni para kohe padrejtësisë që tani është në Hagë, sepse ata do të shohësh se drejtësia e çiltërsia e luftës do të triumfojnë. Nëse keni fakte ato ngrini në prokuroritë tona pse jo. Por, me paragjykime nuk ndryshon historia, Ata që e çliruan Kosovën e kanë vulën e çlirimtarëve e sigurt të jesh se edhe ata’’hileqarë’’ që garant ti gabimisht i ke identifikuar ishin pjesë e kësaj historie, Edhe diaspora pa asnjë pikë dyshimi ishte pjesa e ndritur e çlirimit të Kosovës, Ndoshta edhe ju jeni aty, por mirë është që fjala tri herë të matet e pastaj të thuhet. Vetëm e pafalshme është nëse i heshtim kufomat e pafajshme të shqiptarëve që i ka bërë Serbia e kërkon ndarje mes vëllazërore, Dua të ju përmend një fakt që e kam lexuar që e ka thënë komandant Drini pas lufte [.’’.Në Kosovë veprojnë mbi 100 sigurime të huaja e më së shumti dhe i përhapuri është ai i Serbisë,,,,‘’Kështu kam lexuar nga ai. Nëse është kjo edhe vrasjet e pasluftës duhet pa edhe në këtë frymë, e jo çlirimtarët të akuzohen pa fakte së paku deri më tani./qendrapress.com/