Ngjarjet kryesore të vitit 2020 që nuk kishin të bënin me coronavirusin – përmes fotografive

0

Viti 2020 ishte një vit si asnjë tjetër më parë. Por edhe pse do të mbahet në mend më shumti për pandeminë e coronavirusit, kishte edhe ngjarje të tjera që dominuan këtë periudhë 12-muajshe.

Fotografitë e mëposhtme të cilat flasin sa një mijë fjalë, pasqyrojnë disa prej ngjarjeve që pikasën realitetin e globit tonë.

Fundi i Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian

Deputetet e Evropës e kanë përkrahur marrëveshjen e Brexit me 621 vota pro dhe 49 kundër, duke i hapur kështu rrugën Mbretërisë së Bashkuar të largohet nga Bashkimi Evropian.

Harvey Weinstein u dënua me 23 vjet, për përdhunim dhe ngacmim seksual

Producenti i filmave, Harvey Weinstein, u shpall fajtor për këtë vepër në një gjyq të New York-ut.

Lëvizja Black Lives Matter e cila shpërtheu në SHBA, reflektoi edhe në nivel global

Kauza e Black Lives Matter apo BLM, shpërtheu pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit 2020.Floyd vdiq pasi njëri prej oficerëve gjatë arrestimit të tij ia vendosi gjurin në qafë për gati 8 minuta.Protestat që kishin për qëllim vetëdijësimin e aspektit racor dhe sjelljes së oficerëve, reflektuan edhe në shumë vende të botës.

Kometa Neowise ndriçoi qiellin

Kometa e quajtur zyrtarisht C/2020 F3, e cila bëri paraqitjen e saj në vitin 2020, nuk do të shfaqet përsëri për 6,800 vjet, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Qiellit të Errët (IDA).

Shpërthimi masiv që shkatërroi Bejrutin

Më 4 gusht, ndodhi një shpërthim masiv në portin e Bejrutit në Liban, që ia mori jetën 200 personave.

Një zjarr shkaktoi shpërthimin e 2,750 tonë të kimikateve, të cilat ishin të ruajtur në portin detar të kryeqytetit libanez.

Protestat në Bjellorusi

Protestat në Bjellorusi shpërthyen në gusht pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ku doli sërish fitues Aleksandër Lukashenko. Ky i fundit thuhet se fitoi 80 për qind të votave.Motivi i këtyre demonstratave lindi pasi opozita fajësoi Lukashenkon për manipulimin e rezultatit, derisa iu kërkua edhe dorëheqja e tij.Protestat vazhdojnë ende edhe sot, por kryesisht gjatë fundjavës.

Vdekja e Ruth Bader Ginsburg

Anëtarja e Gjykatës së Lartë në SHBA dhe kampionja e të drejtave të grave ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare më 18 shtator.

Zjarret në Kaliforni, SHBA Flakët masive që mbërthyen Kaliforninë ‘shkaktuan’ evakuimin e mijërave njerëzve në të gjithë shtetin. Kjo dukuri la disa persona të vdekur.

Eskalimi i dhunës në Nagorni-Karabaku

Në fund të muajit shtator filluan përpleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabaku. Palët të cilat nënshkruan një marrëveshje armëpushimi me ndërmjetësimin e Rusisë, e shkelën atë javën e kaluar, ku u raportua për disa përplasje.

Kampi Moria

Kampi Moria në ishullin Lebsos të Greqisë që ishte shtëpi për mijëra migrantë u dogj në muajin shtator.

Kandidati i demokratëve, Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, duke fituar kështu 306 vota elektorale.Fitorja e tij u konfirmua më 14 dhjetor edhe nga Kolegji Zgjedhor në SHBA.

Vdekja e legjendës së futbollit, Diego Maradona

Ish-futbollisti argjentinas Diego Maradona, ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare pas sulmit në zemër.Kapsula e Spaxe X transportoi astronautët për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, shtëpia e tyre e deri në pranverë. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *