Skandali që tronditi Gjermaninë: Murgeshat dërgonin fëmijët jetimë te priftërinjtë e politikanët

0

Një skandal është zbuluar në Gjermani, në një shtëpi katolike për fëmijët jetimë, ku murgeshat kryenin rolin e tutorit, duke dërguar djem të vegjël te priftërinjtë, politikanët dhe biznesmenët.


“Murgeshat katolike që drejtonin një shtëpi fëmijësh në Gjermani bënin rolin e tutorit, duke dërguar djem të vegjël te priftërinjtë, politikanët dhe biznesmenët, të cilët i përdhunonin ata nëpër festa seksi”, tha në dëshminë e tij në gjyq një nga viktimat.

Viktima, tani 63 vjeç, ka mbetur anonim, ndërsa ka fituar dëmshpërblim për tmerret që ka pësuar, që në moshën 5 vjeçare.

Mediat e huaja shkruajë se 63-vjeçari tregoi me detaje se si murgeshat, në këmbim të parave, e dërgonin që të abuzohej nga priftërinjtë dhe nga biznesmenët.

63-vjeçari, i cili ka luftuar me çrregullimin e stresit post-traumatik, iu dha një total prej 25,000 euro nga gjykatat gjermane për shkak të pretendimeve që ai ishte përdhunuar më shumë se 1.000 herë gjatë viteve ’60 dhe ’70.

“Murgeshat kryenin rolin e tutorëve për djemtë deri në 14 vjeç. Nëse ata nuk pranonin të shkonin në këto festa seksi, i rrihnin me shkopinj ose i përplasnin kokën në mur”, kujton 63-vjeçari. Po ashtu ai ka deklaruar se nuk ishte viktima e vetme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *