Krimi që tronditi Prizrenin, djali e vrau babanë pas një sherri në familje

0

Në pikë të ditës dhe në rrugë, 30 vjeçari M.H. nga Prizreni sulmoi me thikë prindin e tij 50 vjeçar.Prizreni u trondit sërish nga një krim i rëndë.Këtu në rrugën “Nazim Kokollari” në lagjen Dardania në Prizren, mbeti i vdekur një person. Policia erdhi në vendin e ngjarjes, por tashmë ishte vonë për 50 vjecarin që mbet i vdekur pas therjes me thikë.Dyshohet se krimin e kreu 30 vjeçari me inicialet M.H, djali i viktimës.Trupi i pajete mbeti për disa orë në vendin e ngjarjes, derisa Instituti i Mjekësisë Ligjore konstatoi se i njëjti nuk mundi t’u mbijetoj plagëve.Krejt kjo ngjarje u pa nga një dëshmitar okular, derisa 30 vjeçari është arrestuar nga Policia.Kabashi tregoi se anëtarët tjerë të familjes nuk janë sulmuar, derisa deri te kjo erdhi si pasojë e një sherri në familje.Fiks 10 ditë më parë, në Prizren ndodhi edhe një ngjarje tragjike ku një zyrtar policorë vrau vajzën e tij e më pas edhe vetën.Këtë vit numri i vrasjeve brenda familjeve në Kosovë është rritur në krahasim me 2019-ën.Në vitin e kaluar, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, kishte shtatë vdekje. Ndërkohë, në 2020-ën janë kryer gjithsej 12 vrasje në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *