Qazim THAÇI -Lis Pashtriku e zë arbërie në mes epoke (Përkushtim për artisten Ajshe Ramadani)

0

Kur madhështia merr zjarr në dërrasa skene

As uji i detit se shuan madhështinë tënde artiste

Më duket se frymëera e perëndimit mat pulsin e zemrës

E nënqielli ynë rri i çakërdisur me  mallin  për ty

Pos lotëve të dashurisë  e mallit  për atdhe

Artiste  a të brengosë  frymëera e harrimit..

Për Hamletin e Prishtinës e mbretëreshën Teutë

Po kjo dreq  laërgësi si mjegull çmendurie mat e çmat dhembshuri

E di zbathur po trokasë në petale të puthjeve mallëngjimi

Kur roli yt bredhë lavdisë me këngën e  Vaçe Zelës

Me  vargun lasgushian filtron dashuri arbërie e lis ëndrre

Mes Evropës ilirisht jeton madhërishëm si zëri shqip në Olimp   

______________

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *