Konfirmohet me dokument: Vjosa Osmani u dha stafit shtesa prej 700 eurosh

0

Vjosa Osmani ende nuk i ka bërë dy muaj në pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentit, por pavarësisht këtij fakti, ajo ka vendosur që nëpunëseve civilë në Presidencë t’ua japë nga 701 euro e 75 centë më shumë për këtë vit.


Një vendim të tillë Osmani e ka marrë me arsyetimin se, gjatë kohës së pandemisë, stafit civil të presidencës i është dashur të punojnë edhe me orar të zgjatur.

“Nëpunësve civilë të Zyrës së Presidentit u njihet e drejta e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij vendimi, duke pasur parasysh faktin që Zyra e Presidentit funksionon me staf të pamjaftueshëm në raport me strukturën organizative dhe si rrjedhojë, në mbështetje të aktivitetit zyrtar të presidentit të Republikës së Kosovës, ka pasur mbingarkesë në punë dhe angazhim të shtuar jashtë orarit të punës, duke pasur parasysh edhe punën gjatë pandemisë COVID-19, gjatë vitit 2020”, thuhet në pikën dy të këtij dokumenti të siguruar nga Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *