Ish-ambasadori Delawie thotë se protestat e dhunshme në Capitol Hill ia kujtojnë sjelljet e Vetëvendosjes në Kuvend

0

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar pas ngjarjes së pa precedent që ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi përkrahës të Donald Trump janë futur dhunshëm brenda Ndërtesës së Kongresit dhe kanë hedhur gaz lotësjellës.


Delawie ka thënë se pamje të tilla ia kujtojnë Kosovën e vitit 2015, kur deputetë të Kuvendit të Kosovës kishin gjuajtur gaz lotsjellës për të kundërshtuar Asociacionin e Komunave dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

“Ngjarja e sotme në Capitol Hill më kujton muajt e mi të parë në Kosovë, kur disa politikanë hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit për t’i bllokuar deputetët. Ashtu si sot, politikanët ishin të gatshëm ta japin demokracinë për ta arritur pushtetin. “, ka shkruar Delawie në twitter.

“Demokracia e Kosovës mbijetoi. Kosovarët kanë synuar që shteti i tyre të jetë si SHBA’ja. Me kryengritjen e sotme, të inspiruar nga Trumpi, a do të na kenë model shtetet e tjera? Ndoshta, pasi përpjekja është mposhtur. Megjithatë, unë dyshoj”, ka vazhduar tutje Delawie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *