Çaste poetike me poetin;-Abdullah BLAKÇORI

LIGJËRUESI I LIRISË
(KRYETRIMIT SYPATREMBUR
ZAHIR PAJAZITI)
———————————————-
Malet seç buçasin
Fushat seç gjelbërojnë
KOMANDANT ZAHIRIN
Sa herë e kujtojnë
Valët e lumit Llap
Brigjet i tundojnë
Kur këngën e ZAHIRIT
Ëmbël e këndojnë
Mos është në Shqipëri
Së bashku me dy trima
Kah sjell armatim
Me hap si vetëtima
Mos është në Gllogjan
Apo n’bjeshkë t’Junikut
Mos është n’Dukagjin
Kah i sulet armikut
Mos është në Drenicë
Me dy krahë skifteri
Mos është n’Karadak
Kah i shkrep mamzeri
Nga martina e Tij
Qielli veç flakëron
Se Ai është vetë shqiponja
Që LIRINË LIGJËRON…
/QendraPress/