Çaste poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

BIRIT
( BALADË)
———————–
Nëna, pret ç’ do mbrëmje tek porta,
Me sy të përlotur nga rruga vështron.
O bir ku je, më këputi malli,
Nëna po të mplaket, a e mendon!
Nëna pret aty tek porta, me duart e dridhura,
me shpirtin e shkretë.
Nata bie, vetëm era përgjigjet,
e rrotull = rrotull si hije mbështjell.
O bir ku shkoi rinia jote,..
mallkuar qoftë ky kurbet.
Vetmia më kredh, më mbyt pikëllimi,
malli më shuan në lotin që vret.
Po iki, ..portën po e lë hapur,
Pritja për birin, fund të mos ketë
/QendraPress/