Dëshmitarët e Gjykatës Speciale ishin profiterët ,prandaj ata tash mungojnë… Shkruan:Salih ÇOÇAJ
Gjykata Speciale, 20 vjet pas luftës së Kosovës nisi hetimin dhe ende thonë jemi duke mbledhur prova për krimet kundër njerëzimit. Pyetja se kundër cilëve anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare UÇK,-së u ngrihet akuzë është pyetje e nxehtë në Kosovë sepse jo vetëm Kosova por e di edhe bota se kush ishte agresori e kush ishte në këtë rast viktima. Por, ja edhe kjo /pa/ drejtësi ndërkombëtare filloi ndaj atyre qe deri dje quheshin e ishin çlirimtar e jo rastësisht quheshin Xhorxh Vashington të Kosovës siç ishte rasti kur Bajden e quante Hashim Thaçin. Për këtë kohë Gjykatës të UNMIK ut krijuan dëshmitarë të rrejshëm e nuk lanë formë pa përdorë që të akuzohen këtë çlirimtar dhe përkrahës të NATO-së. „Gjykata Speciale e Kosovës ka mandatin të hetojë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera që kanë ndodhur duke shkelur ligjet e atëhershme. Bëhet fjalë për krime që kanë ndodhur në Kosovë, ose që kanë filluar të ndodhin në Kosovë, dhe janë kryer nga doras ose kundër viktimave që vijnë nga Kosova ose nga Republika Federale e Jugosllavisë. Dhe bëhet fjalë për krime që kanë lidhje me raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011.’’ Raporti i Këshillit të Evropës të ish-të dërguarit special Dick Marty njihet prej shumë vetëve në Kosovë. Marty, zviceran, ngre akuza të rënda kundër UÇK, ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo luftoi për pavarësinë e Kosovës nga Serbia dhe gëzon status heroik. Iu deshtë Dika Mrtit sigurisht të shitur ose të frymëzuar nga Moska që të shpif shtëpi të bardhe , e lloj lloj imagjinate për shkëmbim veshkësh, Këtu po mendojnë së fundi vdekjen e 19 vjeçares në Kosovë edhe pse iu gjet dhuruesi veshkës, ajo nuk arriti ta marrë veshkën e dhuruesit. Me mjekësi më moderne, se si mund të bëhet ajo në një shtëpi të verdhe atje ku shpesh mungon edhe energjia elektrike, kjo nuk do koment, Mirëpo u deshtë Evropa të gjen dëshmitar të rrejshëm e të deklarojë lloj lloj deklarata, Dëshmitarët serbë duhet se kishin obligim atdhetar nga Serbia të veprojnë kështu kundër çlirimtarëve. Por, kishte edhe dëshmitar shqiptar që për përfitime materiale kanë dëshiruar rrejshëm, por, tani ata ku janë pse nuk lajmërohen, Ku janë kanë humbur ,sepse kanë ndërruar identitet, janë ndarë nëpër Evropë, Nuk ka dëshmi që mund të dënojë çlirimtarët, Por kjo është një kamuflim mbi lirinë e Kosovës që bëhet në këtë formë të pacipë, Po presim kush janë ata dëshmitarë, ku ishin ata gjatë luftës, Sa në fakt kanë dëshmi , apo vetëm paraja i bëri të tillë, Presim që drejtësia e botës të ndriçojë edhe këtë fakt dhe të marrin fund këto turpe, sepse lufta e UÇK-së ka qene e pastër si loti, këtë e dinë të gjithë e këtë e din edhe vetë Serbia./qendrapress.com/