Çaste poetike me poeten;-Linda SHAQIRI

KAPITULL I RI
—————————-
Një faqe mbyllet.
Një tjetër hapet.
Pa frikë nga e panjohura,
me sytë nga horizonti.
Një vizion që rritet ndër vite,
një energji që nuk ndalet,
një rrugë e re
që kërkon hapa të rinj.
Kapitull i ri.
Horizont i ri.
E ardhme që merr jetë.
/QendraPress/