Kush i stolisi pemët me “mindila” të kuq?
14 shkurti ,po cilësohet festë e madhe.Një gjë e tillë po paralajmërohet me vendosjen e mindilave të kuq nëpër pemët e kryeqytetit, gjë të cilën vullnetarët e kësaj partie politike po e cilësojnë stolisje për këtë festë.Gazeta Online Insajderi ka kontaktuar me zyrën për komunikim të LVV-së, për t’i pyetur rreth kësaj iniciative, por nga kjo zyrë thonë se kjo ide vie nga vullnetarët dhe nuk është organizim i tyre.
“Me këtë iniciativë janë marrë vullnetarët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje, pra ideja ka qene e tyre”, thuhet në përgjigjen e LVV-së.Kështu është bërë e ditur edhe nga njëri ndër vullnetarët, Behar Jashari, i cili me anë të një fotografie të publikuar, ka lënë të kuptojë se një organizim i tillë është për Vetëvendosjen“Me vullnetarët e Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, duke stolisur qytetin për festën e madhe”, ka shkruar ai. /Insajderi.com