Milazim Krasniqi: Me Vuçiq në pushtet s’do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia

0

Profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka thënë se derisa presidenti serb Aleksandër Vuçiq të jetë në pushtet, nuk do të ketë njohje të Kosovës nga ana e Serbisë.Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar Serbia e ka përdorur procesin e Brukselit për ta forcuar veten si shtet; ndërsa e ka dobësuar Kosovën për shkak të politikanëve naivë kosovarë.“Unë shoh një qëndrueshmëri të qëndrimit serb në këtë çështje sepse Vuçiq kur është inauguruar si president në vitin 2016, ka thënë se do të luftojë që Kosova të mbetet brenda integritetit të Serbisë”.“I gjithë establishmenti serb, kisha ortodokse, opozita dhe shumica absolute e shoqërisë civile është me këtë qëndrim”.Krasniqi ka theksuar se nevojitet një real-politikë në Kosovë sepse sipas tij, në vend janë zier iluzione naive që po shkojnë për të dialoguar për njohje.“Derisa është Vuçiq në pushtet dhe derisa është ky establishment që ka punuar me Millosheviqin, nuk mund të ketë njohje të Kosovës nga Serbia dhe kushdo që thotë se do të ketë – e ka gabim”.“Letra e presidentit amerikan Joe Biden ishte me atë elementin thelbësor brenda për nevojën e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe për njohje reciproke, por ajo është vetëm një element i një politike të kontinuitetit”.“Do të duhet të rrjedhë shumë ujë derisa të arrihet një marrëveshje për njohje nga Serbia dhe këtë e dinë edhe në SHBA”.“Të gjithë ata që i njohin marrëdhëniet komplekse serbo-shqiptare e dinë që nuk mund të ketë njohje të Kosovës nga Serbia me këtë konstalacion gjeopolitik”.Sipas tij, as Amerika dhe as Evropa nuk janë duke i bërë Serbisë presion për njohje të Kosovës. Deri sot nuk është bërë presion në asnjë formë mbi regjimin serb për njohje”.“Serbia deri tash është ulur në tre karrige: partner me SHBA-të, me BE-në dhe Rusinë. Serbia ka qenë plotësisht komode që mos ta pranojë Kosovën si shtet – e ka përdorur procesin e Brukselit për ta forcuar veten si shtet. Ka pasur sukses me dobësimin e Kosovës sepse këta politikanët tanë kanë qenë shumë naivë”.“Fare nuk e njohin kompleksitetin e marrëdhënieve të rënda Kosovë-Serbi që nuk mund të zgjidhen pa u ndryshuar në mënyrë substanciale qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së ndaj Serbisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *