Nagavci e VV-së tregon domethënien e shamisë së kuqe

0

Ditë më parë, disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur shamia të kuqe nëpër drunj e shtylla të ndriçimit publik në kryeqytet, njofton Insajderi.Nënkryetarja e kësaj partie, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka treguar domethënien e tyre.Sipas saj, “një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion”.

E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm.

E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme.

E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenie për secilin.

E kuqe, për energjinë. Energji për të punuar me përkushtim.

E kuqe, për luftën. Luftë ndaj krimit e korrupsionit.

E kuqe, për guximin. Guxim për betejat për barazinë për secilin.

E kuqe, për zemërimin. Zemërim për vitet e vjedhura nga qeveritë e korruptuara.

E kuqe, për pasionin. Pasion për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

E kuqe, për veprimin. Pa asnjë kompromis me të keqen.

Andaj fjongot e kuqe në ditën e dashurisë i japin bukuri e ngjyra referendumit dhe fitores”, ka shkruar ajo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *