Legjenda e Koshares Hisen Berisha , tani garon për Parlamentin e Kosovës

0

   Njëri nga legjendat  e Koshares  gjenerali Hisen Berisha, ishte  vetë emblema e luftës e veçanërisht  vetë Kosharja. Beteja e Koshares u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  dhe Ushtrisë së Jugosllavisë . Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje nga Ushtria e Shqipërisë dhe nga Aviacioni ajror i NATO-s. Është njëra ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të suksesshmet e Luftës së Kosovës. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë – Shqipëri  e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largohen nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë. Beteja e Koshares zgjati nga 9 Prilli deri më 10 Qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës e cila i dha fund Luftës së Kosovës. Në këtë beteje  ishte gjeneral Hisen Berisha, që  bëri ADN e kësaj lufte me  gjeneralë të tjerë. Ai tani  ka vendosur të  garojë   për deputet në  Parlamentin e  Kosovës, garon pikërisht nën  siglën e luftës dhe çlirimtarit të lirisë  pra në listën e PDK-së. Kjo e bënë  krenar dhe  besohet se tani ir këto zgjedhje kanë rëndësinë tepër të veçantë  sigla 134 me numër 53 do të jete edhe sigla e së ardhmes, apo ndryshe siç e quajmë sigla e lirisë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *