Bllokohet një fshat i Mitrovicës pas reshjeve të shiut
Pas reshjeve të mëdha atmosferike të shiut, kanë filluar të shfaqen edhe problemet.Në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, uji ka dalur në rrugën e asfaltuar, shkruan Jepi Zë.Lagjet Latifi dhe Binaku, sot në mëgjes janë zgjuar me sasi të madhe të ujit në rrugë, ndërsa sipas banorëve kjo ka ardhur si pasojë e bartjes së drunjëve dhe bllokimit të gypave, apo siç i njohin banorët si “ceva”.Qytetarët kanë thënë se plani ka qenë të ndërtohen ura e jo gypa për zbrazjen e ujit.dërsa si pasojë e bllokimit të këtyre gypave tani uji po del në rrugën e asfaltuar, më saktësisht pranë fabrikës së llokumave