NDAHET NGA JETA NJËRI PREJ EPRORËVE MË TË DALLUAR TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS KAPITEN XHAVIT ELSHANI – LEOPARDI-Shkruan;Mr, Rrahim Bekteshi ish epror i UÇK-së.

0

    Sot u nda nga jeta njëri nga eprorët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga ZO e Pashtrikut. E kam të vështirë të shkruaj për ty miku im dhe bashkëluftëtari kapiten Xhavit Elshani. Më duket se kjo nuk është e vërtetë dhe nuk mund ta besojë vdekjën tënde miku im, sepse ti i ke përballuar edhe plagëve më të rënda të luftës, ti ishe shembulli dhe morali më i mirë për të gjithë luftëtarët e lirisë, ishe tmerri i armikut dhe trathëtarëve të kombit. Ndër beteja kur të tjerët e humbnin shpresën ti ishe shpresa dhe morali luftëtarëve të lirisë duke shtegtuar herë në Pashtrik e herë në Dukagjin. Heroizmi dhe lufta e jote do të kujtohen ndër breza.. sepse gjithmon ishe në ballë të aksioneve kundër armikut. Ti ishe një epror profesionist me të cilin mburreshim të gjithë, një komandos i vërtet qe do ta kishin zili edhe njësitet elite botërore. Edhe sot më kujtohen vitet e pas luftës me uniformën e TMK-së në Batalionin e Gardës, ashtu sikurse në luftë edhe në Paqe ishe i gatshëm dhe në ballë të sfidave kapiten Xhavit Elshani. Lamtumirë bashkëluftëtari im: kapiten Xhavit Elshani ! Lavdi jetës dhe veprës sate!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *