Studentët e universiteteve publike lirohen nga pagesat e semestrit
Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për t’i liruar nga pagesa e semestrit studentët e universiteteve publike të nivelit bachelor dhe master, njofton Insajderi.Siç bëri të ditur ajo, në këtë vendim përfshihen edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.Bajrami tutje shtoi se është përmbyllur me sukses edhe ekzekutimi i pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17 mijë fermerë.“Pagesa e këtyre mjeteve – nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike – është përmbushje e plotë e zotimit tonë për dyfishimin e mbështetjes financiare për bujqësinë si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës.Gjatë muajit janar e deri në periudhën aktuale, nga PRE 2021, kemi mbështetur financiarisht të vetë punësuarit, bizneset e grave, bujqësinë, shëndetësinë, policinë, kategoritë në asistencë sociale dhe pensionistët”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook