Nga 6 deri 50 mijë euro mund të jetë dënimi për VV-në pasi theu heshtjen zgjedhore

0

Lëvizja Vetëvendosje të shtunën ka thyer heshtjen zgjedhore, duke mbajtur një tubim me përkrahës të kësaj partie në një nga hotelet e Prishtinës.Në një video të publikuar në mediet vendore, shihet entuziazmi i të pranishmëve në momentin kur hyn në sallë lideri i partisë, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.Të njëjtit mbanin në duart e tyre pankarta e rekuizita të ndryshme, përmes të cilave bënin thirrje që të votohet LVV-ja dhe kandidati i saj për shef të ekzekutivit në zgjedhjet e 14 shkurtit.Por sipas Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për këtë shkelje partia e Kurtit mund të gjobitet nga 6 mijë deri në 50 mijë euro.Kjo pasi që gjobat për subjektet politike varen nga disa kritere dhe nga mënyra se si është thyer heshtja zgjedhore.Ndryshe, sot në ora 07:00 ka filluar heshtja zgjedhore e cila zgjat 24 orë, saktësisht deri në ora 07:00 të së dielës, kur qytetarët e Kosovës me të drejtë vote edhe do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Gjatë heshtje zgjedhore, partive politike u ndalohet të bëjnë fushatë në çfarëdo mënyrë për hedhjen e votës apo ndikim tek votuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *