Voton Enver Hoxhaj, thotë se sot flasin qytetarët, jo politikanët
Prijësi i Listës së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër nga kjo parti Enver Hoxhaj ka votuar para pak çastesh në qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik të Universiteti të Prishtinës, njofton Insajderi.Hoxhaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Remzije Shahini.Pas procesit së votimit, Hoxhaj ka thënë se “sot është dita kur flet qytetari e jo politikanët”.Tutje ai ka shtuar se “sot qytetarët duhet të përcaktohen për opsionin demokratik, të rimëkëmbjes, ose të mjegullës dhe izolimit