Enver Hoxhaj në konferencë duke iu dridhur zëri: PDK nuk do të jetë në koalicion me VV-në
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherit kandidat për kryeministër nga kjo parti ka folur pasi humbi zgjedhjet e 14 shkurtit. Hoxhaj ka uruar PDK-në, ndërkaq ka thënë se vullneti i qytetarëve duhet të respektohet.“Dua ta uroj VV-në për rezultatin e arritur. PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisë me VV-në, meqë kemi dallim të madh në orientimet tona politike. Nuk bëjmë kompromis mbi atë që është ndërtuar dhe qëndron në PDK”, tha Hoxhaj në konferencë, shkruan Reporteri.net.Ai tha se vendi ka nevojë për stabilitet dhe se PDK do ta ofrojë atë.“Kosova ka nevojë për stabilitet dhe zotohemi si PDK që të jemi faktor stabiliteti si partia kryesore në opozitë”, tha Hoxhaj. Hoxhaj ndërkaq nuk ka pranuar të flas se ku gaboi PDK që i humbi zgjedhjet.