Psikologu Havolli: Varianti i ri i virusit ndikon direkt në shëndetin mendor
Varianti i ri i virusit Covid-19, do ndikoj në mënyrë direkte tek popullata dhe do shkaktojë shqetësime në shëndetin mendor të tyre, tha kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli.
“Duke pas parasysh që virusi apo Covid-19 është gogolizu si një virus keq sjellës, si një virus që sjell vdekjen, atëherë dhe çdo variant i ri që qarkullon si pasojë dhe ka ndërlidhje me virusin apo me Covid-19 është diçka që pritet me shqetësim nga popullata dhe ndikon në mënyrë direkte në formë negative tek shëndeti mendor dhe jo vetëm varianti i ri që është duke qarkulluar por çdo gjendje gripoze e cila ka me pas simptomat e njëjta ka me shkaktua shqetësime psikologjike tek popullata përkatësisht destabilizim emocional dhe ndikim direkt në shëndetin mendor”, u shpreh mes tjerash ai.Tutje, Havolli tha që një fenomen tjetër me të cilin do përballemi shumë shpejtë është stresi pas reumatik, që do rikthehet dhe ri përjetohet çdoherë kur në Kosovë ka gjendje gripoze dhe tashmë edhe me variantin e ri ka shumë mundësi që individët me përjetua stresin pas reumatik.Ai mes tjerash tha që hapësira e munguar institucionale, dhe mundësia e ofrimit të një qendre rehabilitimi do krijojë vështirësi në të ardhmen.“Ashtu siç nuk kemi punuar asgjë deri sot me veteranët e luftës të cilët përjetojnë stresin pas reumatik, ashtu nuk kemi punuar dhe nuk e shohim hapësirën institucionale ku institucionet tona kanë me ofrua një qendër rehabilitimi për punën e personave të cilët përjetojnë stresin pas reumatik sepse këta persona që përjetojnë këtë stres, janë persona që kanë probleme, që janë barrë edhe për familjen por edhe për gjendjen e tyre shpirtërore dhe për shoqërinë dhe këta individë munden me privua jetën e tyre dhe me ndëshkua në forma të ndryshme edhe shoqërinë që e kanë”, tha Havolli për EkonomiaOnline.Ai në një prononcim për Ekonomia Online tha që në periudhën e pandemisë është frika ajo që dominon tek shumë individë. Pastaj sipas Havollit, rastet që i kanë trajtuar kanë qenë si pasojë e akumulimit të ankthit e stresit, ku si rrjedhojë e kësaj kanë arritur deri te ideja e vetëvrasjes.Tutje, ai tregoi se gjatë ofrimit të shërbimeve të tyre kanë arritur të parandalojnë shumë vetëvrasje.“Përkatësisht mund të themi që kanë qenë gjinia femërore ajo pjesa që kanë kërkuar më së shumti shërbime psikologjike dhe aspekti që ka ndikuar më së shumti ka qenë frika që ka dominuar në çdo individ, pastaj është rrit edhe stresi dhe me akulumimin e stresit është shtuar edhe doza e ankthit tek disa individë dhe në disa raste edhe depresioni mirëpo ne kemi pasur raste që kemi parandaluar vetëvrasje të ndryshme gjatë ofrimit të shërbimeve psikologjike online, dhe çdo ditë në mënyrë fizike për pacientët post-covid por edhe për klientët e tjerë që marrin shërbime psikologjike ku dominon ideja që zgjidhja e vetme është vetëvrasja, prandaj këto janë faktorët më të rrezikshëm dhe arsyet që individët kanë kërkuar këshillime psikologjike”.