Aida Dërguti: Urime pavarësia heronjve të gjallë që sot ndodhen në Hagë
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti, ka uruar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ish-ushtarja e UÇK-së ka uruar posaçërisht ish-bashkëluftëtaret Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë. Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se heronj të mirë janë veç heronjtë e vdekur. Kujtojmë që Dërguti për ishte edhe nënkryetare e Kuvendit nga radhët e VV-së.
Postimi i plotë:
Heronj të mirë janë veç heronjtë e vdekur. Urime pavarësia gjithë atyre që kontribuan dhe ishin konsistent në qëndrime, posaçërisht atyre heronjve të gjallë që sot ndodhen në Hagë!