Rajoni vaksinon popullsinë, ende s’ka asgjë konkrete se kur do të fillojë edhe Kosova

0

                             Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet e vetme në rajon që ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19. Derisa shumë shtete tashmë kanë filluar me vaksinimin e popullsisë, vendi vazhdon të jetë në pritje të furnizimit me vaksina. Mbi 100 mijë vaksina nga COVAX janë premtuar të vinë këtë muaj, por për këtë nuk ka informacione të sakta.


Shqipëria, Serbia, Maqedonia e shtete tjera të rajonit, tashmë janë furnizuar me vaksina kundër COVID-19, derisa kanë filluar edhe vaksinimin e qytetarëve me to. Ndërsa, Kosova ende nuk ka marrë as edhe një dozë të kësaj vaksine, përkundër që mbi 65 mijë persona deri tani janë infektuar me koronavirus.Ndonëse është deklaruar se Kosova do të furnizohet në fund të muajit shkurt me 100 mijë e 800 vaksina nga COVAX, ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim. Me këtë furnizim, vendi do të vaksinonte vetëm rreth 5.6 për qind e qytetarëve. Zëdhënësi në Aleancën e Vaksinave Gavi, kanë thënë për Express se po shpresojnë që procesi i furnizimit me vaksina të filloj sa më shpejt gjatë këtij muaji. Mirëpo, nga kjo aleancë kanë thënë se nuk e dinë se kur saktësisht do të furnizohet Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *