E diela me poetin:Agim Desku
HOMER
Në shuplakë të dorës e ndeza flakën
Eci në dritën e fisit tim pellazg
Nuk më djegin rrezet e bukura të diellit
Më dhemb harresa e rrënjëve të mia
Më duhet me ndez fenerin Homer
Kur muza e poetit ecën deri tek ti poezi
Me i pa se si prehen n’shpatën e Satanit
Perandorët e fundit të shekullit të Ri
Sa kam dashur t’i ngjajë jetës se Homerit
Kënga e bukur le të më përket mua
T’i ruaj kujtimet për të bukurën në ëndrra
Me u ba kalorës e me ik sërish n’legjenda
Me u kthye në Konstadin për ty Dorontinë
Në të ka mbet veç pak me të puth bukurinë
Të dytë me u ba çlirimtarë e ti heroinë
Me i bashkue secilat ëndrra me perëndinë.
21shkurt 2021 AGIM DESKU