E diela me penën e artë të poetes:Nexha Reçica
QËKUR TË NJOHA
—————————-
Je dielli im,
Që shkrihem
Në rrezet e tua!
Aromën tënde e mbaj unë,
Sytë e tu më buzëqeshin
Në shikim!
Qëkur të kam ty
Je ujëvarë e imja,
Që në trup më ec çdo ditë!
Qëkur të njoha
Jeta pati kuptim,
Ëndërrat rrijnë vetëm te ti!
BUZËQESHJA
———————-
Buzëqesha
Kur më the të dua,
Kur më the të kam yll!
Buzëqesha
Kur hëna më shoqëronte
E ti ishe dielli im!
Buzëqesha
Edhe atëherë
Kur më the nuk të dua!
Sepse ai yll,
Ai diell,ajo hënë,
Kurrë nuk mund të shuhen!