Çaste poetike me poeten;Kimete Durmishi

0

 DYLUFTIM ME TALIAN

—————————————

Jam e lodhur 

e rraskapitur

Sytë më mbyllen 

si e dehur

Qëpallat e mia  

më rëndojnë

sa qerpikët e shkurtër  

mezi i mbajnë 

Nuk mund të lëviz fare

nga paraliza e gjumit

mendova kam vdekur

por frymarrja nuk më ndalonte

E ndjej dikën mbi kokën time

është  dikush që nuk më shqitet 

por nuk mund të kthjellem 

T’ia shoh fytyrën që shndërriste

Ngrihu 

se nuk është koha 

për gjumë

Më thotë një zë 

femre

mendova më erdhi 

nëna

Por zëri i saj ishte i panjohur

Harrova lodhjen

dhe qepallat

mora dhe qerpikët 

me vete

Brofa nga shtrati 

dhe nga frika 

nuk u ngrita 

në këmbë

Vështroja 

fytyrën e saj

Gjersa ajo buzëqeshte 

me mua

Shkopi i saj më futi tmerrin

Ku jam e nga erdha pyeta veten 

Unë jam rrëfyesja jote

ngriti zërin

Nuk besoj në rrëfime 

i thashë 

Mund të kthehesh nga ke ardhur

më lerë në gjumë

Pendimi do të të ndjek kudo

nëse ti i harron shkrimet e tua

Më nuk të ndihmoj

unë nuk shfaqem ngado.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *