Flasin familjarët e 50 vjeçarit që vdiq pasi u grushtua nga një person: Ishte me aftësi të kufizuara, s’mund ta sulmonte askënd

0

Gjatë ditës së djeshme një person ka vdekur pasi u sulmua nga një tjetër në parkingun e një pompe derivatesh në fshatin Bibaj të Ferizajt.

50 vjeçari që ishte me aftësi të kufizuara u sulmua në kokë nga i dyshuari dhe pas goditjeve kishte rënë në tokë, thonë familjarët e tij në versionin e tyre, ndryshe nga ai i Policisë së Kosovës, ku thonë se pati përleshje mes të dyja palëve, njofton Klan Kosova.“Familjari ynë ka qenë me aftësi të kufizuara”.”Është sulmuar dhe nuk ka mundur ta sulmoi të dyshuarin. Personi e ka sulmuar në kokë dhe pas goditjeve ka rënë në tokë prej ku edhe ka marrë goditjen fatale”, tha Rexhep Leskovci, familjar i tashmë të ndjerit 50 vjeçar. Leskovci mes tjerash bën të ditur se gjatë ditës së sotme i është dhënë lamtumira e fundit 50 vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *