Luftimi i pandemisë COVID-19, Gjermania pritet t’i ndaj 50 miliardë euro shtesë për shpenzimet e borxhit
Qeveria e kancelares Angela Merkel pritet t’i ndajë 50 miliardë euro shtesë për shpenzime të borxhit me qëllim që ta luftoj pandeminë COVID-19.Kabineti gjerman ka diskutuar financimin për testet e COVID-19 dhe masa të tjera për të mbështetur ekonominë.Financimi, i barasvlershëm me rreth 1.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pasqyron një vlerësim fillestar dhe është ende e paqartë nëse paratë do të nevojiten në fund.Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz ka në plan të propozojë një projektbuxhet, i cili do të kërkojë pezullimin e frenimit të borxhit kushtetues për të tretin vit radhazi.
“E rëndësishme është që mjetet financiare për testimin dhe vaksinat do të jenë në dispozicion. Buxheti aktualisht është duke u bashkuar”, tha zëdhënësministri i Financave, Dennis Kolberg.Buxheti i Gjermanisë për vitin 2021 parashikon aktualisht 180 miliardë euro në shpenzime e borxhit. Çdo plan për të rritur huazimin do të varet nga ajo që qeveria vendos për testimin dhe strategjia për daljen nga bllokimi i pandemisë.Administrata e Merkel do të paraqesë propozimin e saj të buxhetit 2022 dhe planin e saj të financimit afatmesëm në 24 mars.Nën presionin e një publiku të lodhur nga pandemia, Merkel i tha qeverisë sot se hapat e ardhshëm për të lehtësuar kufizimet do të duhet të bëhen me kujdes.