Haxhiu: Qëndrimi i PDK-së është të rrijë në opozitë
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur për mundësinë e futjes së partisë së tij në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.Ai në televizionin T7 ka thënë se diçka e tillë nuk është diskutuar brenda strukturave të PDK-së, megjithatë qëndrimi i partisë së tij është të qëndrojë në opozitë, njofton Insajderi.“Nuk është diskutuar një gjë e tillë brenda strukturave të PDK-së. PDK-ja është partia më e madhe opozitare, qëndrimi ynë është që të jetë në opozitë”, është shprehur Haxhiu.Tutje, Haxhiu është pyetur nëse PDK-ja ka pasur oferta për një bashkëpunim të tillë me VV-në.“Nuk kam informacione të tjera”, shtoi Haxhiu.