Policia e Kosovës para pak çastesh ka hyrë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Në disa pamje shihen disa policë teksa futen në objektin e kësaj ministrie.Nuk dihet ende arsyeja e prezencës së Policisë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, por në disa media u raportua se arsyeja e prezencës së Policisë është kthimi i sekretarëve të kësaj ministrie në objekt.