Jeshkova e Vërrinit ku u luftua për liri a vdekje
Rikthim në kohë, 11.03.1999 në Jeshkovë të Vërrinit u luftua për liri a vdekje!
Marsi jo rastësisht është quajtur muaji i ngjarjeve të rëndësishme historike, 11 Mars 1981 studentët ishin ata që zgjuan ndërgjegjen e përgjumur kombëtare shqiptare nga klasa komuniste e asaj kohe, dhe bënë hapin e rëndësishëm dhe vendimtar në përpjekjet për çlirim.
Përpjekjet për çlirim nuk u ndalën asnjëherë dhe po në këtë datë me 11.03.1999 koinçidon beteja e lavdishme e UCK-së për liri a vdekje në Jeshkovë, ku ranë për të mos vdekur kurrë komandant Hysen Rexhepi dhe shumë luftëtar të Njësit Special të Brigadës 125 të ZO.Pashtrikut.
Betejës së 11 Marsit 1999 i paraprin shumë beteja në Jeshkovë, Vërri e në gjithë Kosovën, në të cilat morën pjesë disa nga luftëtarët që ranë në këtë betejë, mirpo u pasua edhe nga shumë beteja të tjera deri më 12 Qershor 1999 kur Kosova përfundimisht e çlirua nga prangat e okupatorit serb dhe argatëve të tyre!
Lavdia u takon atyre që flijuan jetën për të mirën e atdheut’’ përkujton Zafir Berisha. Por tz ranë për të mos vdekur kurr edhe dy dëshmorët Landovicës, Hamit Shaip Thaçi, luftëtar i disa betejave dhe sy patremburi djaloshi trim Tahir Haki Gashi, Beteja e Jeshkovës shënon pjesën më të lavdishme te historisë sonë kombëtare/qendrapress.com/