Çaste poetike me poeten; Drita DEKAJ

Fjala vret ma shumë se plumbi!
———————————–
Shpesh me jetën tonë
Flasim la e pa la,
Nuk mendojm fort gjatë,
-se dikan jem tuj vra.
Flala pa kontroll,
Vret thell ne shpirt,
Duke folur fjalën ,
Pa menua e pa ditë.
Vrasja me armë
te ço në jetë të pasosur,
Po vrasja me fjalë
T[ le gjallë e të pa varrosur.
Një veprim i pamatur
Të qetë jasht[ kontrollit ,
I humbet t[ mirat
Pa pik[n e zorit.
Kjo jetë e vështirë,
Si ka ardhur sot
Shesim mend pa ndalë,
Pa pas mend në kokë.
Bukur perendia
Gjërat ka radhitë,
Brenda ni kutie,
mjaltë e helm ka qitë.
Ne nga goja jonë,
Të nxjerrim mjaltë pa nda,
Helmin për armikun
Që don me na vra.
/QendraPress/