Gjykata Supreme refuzon 9 ankesa kundër vendimit të PZAP-së
Përmes një njoftimi për media, kjo gjykatë bën të ditur se gjashtë ankesa të tjera janë ende në shqyrtim.Për këto ankesa do të vendoset në 72 orët e ardhshme.
Supremja bën të ditur se ka refuzuar kërkesën e Anton Shalës, Nezir Çoqajt. Vetëvendosjes, Visar Hotit, Ismet Shamollit, Hisen Berishës, Lirie Kajtazit, Ekrem Hysenit dhe Gentrit Sylës.Ndërkohë, në shqyrtim janë ankesat e Duda Bales, Qazim Rrahmanit, Erxhan Galushit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Romani Iniciativës.Kandidatët dhe subjektet politike janë ankuar në Supreme pas vendimeve të PZAP-së.Shumica e ankesave të refuzuara kanë të bëjnë me kërkesën për rinuëmrim të disa qendrave të votimeve.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Supreme ka pranuar 15 ankesa kundër vendimeve të PZAP-së, ka vendosur për 9 prej tyre
Prishtinë, 11 mars 2021 – Gjykata Supreme ka pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Të përfunduara janë nëntë (9) ankesa, ndërkaq në punë janë edhe gjashtë (6) të tjera, për të cilat, kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme, pritet të vendosin brenda afatit ligjorë prej 72 orësh.
Në Gjykatë Supreme, ankesë kanë paraqitur kandidatët dhe subjektet si në vijim:
httAnton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)
Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( E refuzuar)
Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021
Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 ( E refuzuar)
Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021
Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)
Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)
Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)
Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)
Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021 Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021
Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)
Gentrit Syla, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 751/2021 9 (E refuzuar)