Pandemia e la pa të ardhura, këngëtari siguron jetesën duke mbledhur e shitur hekur

0

Ersad Bunjaku që pasion ka muzikën, ka përfunduar në mbledhës të kanaqesh si pasojë e pandemisë. Ai ka rrëfyer për Klan Kosova se si siguron jetesën për familjen e tij duke punuar hekurishteve.“Dal në Prishtinë nga mëngjesi, merrem me metal, nëpër kontejner punoj. Duhet ta mbaj familjen disi. Më mirë kështu sa të dal e të vjedh”, shprehet ai.Bunjaku thekson se puna që bën tash nuk është aspak e lehtë.“Duhet të bartë pesha të rënda”.“Para pandemisë kam kënduar nëpër shumë e shumë vende, por shkaku i gjendjes duhet të dalë ta mbaj familjen. Mos me qenë edhe kjo mbarojmë”.“Qytetarët e Prishtinës na ndihmojnë por edhe shteti duhet të mendoj për ne, pasi që më duket se na ka harruar krejt”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *